Vendosni fjalën kyçe....

Talibanët hyjnë në presidencë dhe shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit


Talibanët kanë thënë se do të shpallin një Emirat Islamik të Afganistanit nga Pallati Presidencial në Kabul, ndërsa militantët hynë në zyrën ku qëndronte presidenti i vendit që u largua për në Taxhikistan, me mijëra shtetas afganë që tani po garojnë në Pakistan për t’i shpëtuar sundimit islamik, raporton Daily Mail.

Luftëtarët talebanë sulmuan pallatin e lashtë të dielën dhe kërkuan një ‘transferim paqësor të pushtetit’ ndërsa Kabuli ra në kaos, me helikopterët amerikanë që evakuuan diplomatët nga ambasada në skena që i bënin jehonë rënies së Saigonit të vitit 1975, e cila pasoi Luftën e Vietnamit.

Presidenti afgan i mbështetur nga SHBA Ashraf Ghani u largua nga vendi për në Taxhikistan, duke i dhënë në mënyrë efektive pushtetin talebanëve në një veprim që sinjalizoi fundin e ndërhyrjes 20-vjeçare perëndimore të filluar pas sulmeve të 11 shtatorit, ndërsa mijëra shtetas afganë nxituan drejt kufirit me Pakistanin.