Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti shkatërrimtar, Meta: Lutjet tona sot për popullin e Haitit


Presidenti Meta është solidarizuar me popullin e Haitit që është goditur nga një tërmet shkatërrues që ka lënë deri tani mbi 300 viktima e mijëra të plagosur, pa llogaritur dëmet materiale.

Kreu i shtetit shkruan se solidariteti ndërkombëtar është i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike e rimëkëmbjen e vendit.

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit! Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!” – shkruan Meta në Facebook.