Boiken Abazi, kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri ka shkruar në lidhje me situatën e Afganistanit dhe “gëzimin që ka lënë te Serbia” sipas tij.
Abazi thotë se ndërsa njerëzit ikin nga Afganistani në Serbi po fërkojnë nën sloganin “radhën e ka Kosova” që sipas tij kjo nënkupton rikthimin e Serbisë në Kosovë.
Ai ka sjellë disa deklarata nga personazhe publike në Serbi që brohorasin “radhën e ka Kosova”.
“Ndërkohë që pamjet e njerëzve që po përpiqen të largohen nga Afganistani trondisin botën, në Serbi fërkojnë duart nën sloganin që po kthehet në refren: “radhën e ka Kosova”, që nënkupton rikthimin e Serbisë në Kosovë pas një dobësimi të ShBA-së. Në vijim disa shembuj nga deklaratat publike në Serbi, që po i gëzohen rikthimit të Talibanit dhe largimit të ShBA-së nga Afganistani:
- Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë dhe kryetari i komisionit të Serbisë për të pagjeturit, Veljko Odaloviç, deklaroi se Prishtina duhet të mendohet sepse radhën mund ta ketë Kosova.
- Dragan Dobrashinoviçi, drejtor i Qendrës për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe president i Koalicionit për Financa Publike: “radhën e kanë shqiptarët e Kosovës”
- Regjisori serb Boris Malagurski, ka thënë se radhën e ka Kosova.
- Predrag Djokic, analisti serb ka shkruar se herës tjetër e ka radhën Kosova.
- Vojislav Sheshel, deklaroi se radhën e ka Kosovë”-shkruan Abazi.
Abazi kërkon që Shqipëria dhe Kosova të bëjnë një bashkëpunim më të ngushtë dhe të forcojnë marrëdhënien me NATO-n.
“Serbia nuk ka ndryshuar, dhe me projekte si “Ballkani i Hapur”, që e vendosin Shqipërinë nën dominimin serb, vetëm sa i shtohet oreksi. Aleanca jonë me NATO-n duhet përkthyer në rritje të konsiderueshme të kapaciteteve ushtarake të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunimin e ngushtë Shqipëri-Kosovë në çdo fushë. Me një Serbi që nuk shkëputet nga e kaluara dhe e tashmja e saj kriminale, nuk mund të ketë Ballkan të Hapur”-përfundon ai.