Avokati Altin Goxhaj pretendon se ka zbuluar se ku do vendosen pjesa e parë prej 7500 afganësh të rrezikuar që besohet se do vijnë në Shqipëri.
Goxhaj thotë se ka burime të sigurta brenda sistemit dhe thotë që fillimisht të larguarit nga Afganistani do grumbullohen në Turqi dhe Irak.
Ndërsa në Shqipëri sipas tij do vendosen në tre qyteza, në Golem të Kavajës, Cërrik dhe Pukë.
Madje sipas tij do krijohen qyteza të ndërtuara me kontenierë që mendohet se janë sjellë që me stërvitjen “Defender Europe”.
Postimi i plotë:
Burimi është i sigurtë brenda sistemit.
Ju e dini që burimet tona kanë rekorde besueshmërie
Kam ca info interesante për këta afganet.
Paketa e parë 7500 individë. Po i grumbullojnë ne Turqi dhe Irak fillimisht.
Brenda javës sjellin 600 të parët.
Do jenë 3 qyteza, Cërrik, Golem (Kavaje) dhe Puka.
Nuk do ketë kampe por qyteza.
Do ngrihen me parafabrikat dhe dru.
Do jenë si kampi i Manzës që ka 4000 muxhahedin.
Do jenë 2500 në Cërrik, 2500 në Golem dhe 2500 në Pukë mendohet.
Se sa vijnë më pas nuk di të them por kjo është partia e parë e DASH.
Qeveria do thotë se erdhën vetëm 600 intelektualë.
Parafabrikatet duhet të kenë ardhur që me operacionin e madh, stërvitjen e madhe “Defender Europe”.
Kanë ardhur konteinerë të tërë dhe janë depozituar në Kuçovë dhe ca reparte të tjera në Elbasan Durrës dhe Tiranë.
Do montohen dhe do jenë qyteza për 5-6 vite ato mandej mbase i mbushin me të tjerë.
Po planifikojnë ndërtimin e banesave me dru aty po nga këta të fortët e Pukës. Këta do ta marrin tenderin për ngritjen e kampeve.
Janë dy fshatra në Periferi të Pukës, Lyf dhe Kçira.
Ato do t’i rindërtojnë dhe do ti bëjnë komode për këta me pretendimin se shumë afgane janë nga zona malore dhe janë të territor të përshtatshëm.
Ndaj i vunë dhe zjarrin ca livadheve atje.
Puna është se banorët kanë kohë që e kanë marrë vesh në Pukë dhe janë tremb shume sidomos ata të dy fshatrave se mos u marrin tokat.