Qytetarët kanë bërë ‘për një lek’ zv.kryeministrin Braçe teksa ai ka postuar një status në Facebook duke shpjeguar konception e besës, kur në vend pritet të mbërrijnë qindra afganë.
Ndërsa ai ngre lart ish-kryeministrin socialist Nano e atë të tanishëm Rama për lidershipin e tyre, qytetarët e quajnë Braçen të pafytyrë ndërsa i thonë se ai dhe qeverisja socialiste e kanë helmuar vendin me drogë, e kanë kthyer vendin njësoj si Afganistani duke detyruar qindra mijë shqiptarë të largohen.
Braçe shkruan në statusin e tij se Shqipëria ka qenë pjesë e koalicionit më të madh kundër terrorit në Afganistan në krah të njerëzve të zakonshëm e vlerave unike shqiptare si solidariteti, mikpritja, strehimi e besa.
Qytetarët i janë kthyer bnumrit dy të qeverisë duke i shkruar se edhe talibanët i kanë zili qeveritarët e Shqipërisë duke enditue qindra komente nën postimin e tij.
Statusi i Bracçes
“#Besa
Nga 2001 ne 2021, nga Fatos Nano tek Edi Rama, tw kthjellwt, tw qartw, te vendosur kundwr talibanizmit si politikw, si qeverisje, si kulturw; kundwr terrorit, dhunws, vrasjes si instrument frike e pushteti; pjesw e koalicionit mw tw madh ndonjwherw kundwr terrorit nw Afganistan; pjesw e luftws nw terren dhe me deshmorw atje; nw krah tw njerwzve tw zakonshwm e vlerave unike shqiptare si solidariteti, pwrkrahja, mbeshtetja, mikpritja, strehimi, besa! Kwta jemi ne!”