Imami i xhamisë Dine Hoxha në Tiranë, Ahmed Kalaja, ka denoncuar një person e një lokal në kryeqytet për shfaqje e nxitje të islamofobisë, tallje me simbolet e fesë, nxitje të urrejtjes fetare.
Ai u ka bërë thirrje policisë, prokurorisë, stukturave të antitertorit e instituconeve fetare që të reagojnë menjëherë lidhur me këtë rast.
Kalaja ka postuar një video ku një i ri në mjediset e një bari në Tiranë bën disa komente të cilat imami i ‘Dine Hoxhës’ i denoncon.
I riu dëgjohet teksa thotë: “Këngë të papërshtatshme për në Top Fest” e pas kësaj në sfond dëgjohen thirrjet: “Allahu ekber, Allahu ekber” që janë pjesë e ezanit (thirrje për t’u falur) në fenë Islame.
Statusi i Kalasë
“DENONCIM PUBLIK!!!
Denoncoj publikisht personin edhe lokalin në fjalë; për tallje me simbolet e fesë.
Për nxitje të urrejtjes fetare.
Për diskriminim publik të fesë islame.
Për nxitje të islamofobisë në ambientet publike.
I bëj thirrje edhe shpresojmë në një reagim të menjehershëm të organeve kopetente;
1- Policia e Shtetit.
2- Prokuroria.
3- Anti-Terrori.
4- Institucionet Fetare & Ndërfetare.
Lutje për të gjithë qytetarët edhe rininë për bojkot masiv të këtij lokali ku pronarët lejojnë talljen me fenë.
Lutemi që dikush mos ta përdorë këtë ngjarje të fëlliqur si një arsye e një reagimi jo fetar apo jo qytetar i cili do të dëmtojë shumë më shumë imazhin e Islamit se sa vetë kjo poshtërsi.
Reagimi ynë duhet të jetë sa më qytetar edhe duke denocuar në institucionet përkatëse.
Feja Islame smund të bëhet pis nga llumi, sepse ajo është e kthjellët si vetë lumi.”