Vendosni fjalën kyçe....

Merr përmasa tragjike tërmeti në Haiti, 1297 viktima e më shumë se 5700 të plagosur


Ka marrë përmasa tragjike bilanci i tërmetit që goditi Haitin pak ditëm më parë.

Deri tani raportohet për 1,297 viktima ndërsa më shumë se 5700 persona ëjanë plagosur duke i çuar spitalet në kolaps. Dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.

Më shumë se 3,000 shtëpi u shkatërruan dhe më shumë se 5,400 të tjera u dëmtuan, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Tërmeti goditi rreth 60 milje në perëndim të tërmetit me magnitudë 7.0 që tronditi Haitin në vitin 2010, duke vrarë deri në 300,000 njerëz, sipas vlerësimeve të qeverisë që, megjithatë, kundërshtohen nga studiuesit e pavarur.