Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti afgan u largua nga Kabuli me makina plot para, braktisi një pjesë pasi helikopteri s’kishte më vend – Raporti


Ish-presidenti afgan i mbështetur nga Perëndimi, Ashraf Ghani, u largua nga vendi i tij me aq shumë para saqë nuk mund t’i fuste dot të gjitha në helikopterin e tij dhe ai u detyrua të lërë para në aeroport, tha Ambasada Ruse në Kabul.

Duke folur për RIA Novosti, zëdhënësi i saj Nikita Ishchenko e quajti arratisjen e Ghanit një ‘karakterizim elokuent’ të rënies së ‘regjimit’.

“Katër makina ishin të mbushura me para.  Ata u përpoqën të vendosnin të gjitha paratë në helikopter, por nuk mundën dot. Disa nga paratë u lanë përtokë në katin e katërt,” shpjegoi ai, pa dhënë hollësi se si e mori informacionin.

Ghani u bë president i Afganistanit në shtator 2014, duke shënuar herën e parë në historinë e vendit që pushteti u transferua në mënyrë demokratike. Që nga zgjedhja e tij, Ghani ka gëzuar një marrëdhënie të ngushtë me SHBA, e cila ka derdhur gati një trilion dollarë në vend.

Sipas një studimi të vitit 2019 nga Universiteti Brown në SHBA, Uashingtoni ka shpenzuar rreth 978 miliardë dollarë në Afganistan dhe Pakistan që nga viti 2001. Të dielën, militantët talibanë hynë në kryeqytetin Kabul dhe deklaruan se kishin marrë kontrollin e të gjithë vendit.

Në të njëjtën ditë, Ghani u largua nga vendi, duke pretenduar se kishte dhënë dorëheqjen dhe kishte ikur për të parandaluar çdo gjakderdhje në kryeqytet. Sipas raporteve fillestare, ai u dërgua në Taxhikistan.

Të hënën, zëdhënësi i talibanëve Mohammad Naeem deklaroi se lufta në Afganistan kishte mbaruar dhe bëri thirrje për paqe.

Fitorja e talebanëve erdhi pasi SHBA vendosi të tërhiqte trupat e saj nga vendi. Në prill, Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se kishte vendosur t’i jepte fund operacionit në Afganistan – fushata më e zgjatur ushtarake e huaj në historinë e SHBA. Të gjithë trupat ishin planifikuar të largoheshin deri më 11 shtator, gati 20 vjet pas fillimit të luftës.