Paul Pogba mund të largohet nga Manchester United si lojtar pa kontratë në verën e ardhshme, por raportohet që PSHG janë favorit para Juventusit apo Real Madridit
Francezi gjithmonë është lidhur me një rikthim në Juve, ku kishte luajtur nga viti 2012-2016 apo me një kalim të madh të Paris Saint-Germain.
Kjo ishte planifikuar për këtë sezon, por arritje e Lionel Messi nga Barcelona dhe paga e kanë ndryshuar planin.
Kështu, gazeta “The Independent” ka shkruar se PSG janë duke e përgatitur një pagë për 600 000 euro në javë nëse ai refuzon për të nënshkruar kontratë me Manchester United dhe pret që ai të jetë lojtar pa kontratë në qershorin e vitit 2022.
Kjo do të ishte hera e dytë që Pogba do të largohej pa para nga Manchester United, ku herën e parë ai e zgjodhi jJuventusin me Bosman në vitin 2012 dhe u shit katër vite më vonë në Manchester United për 105 milionë euro.
Mundësia që të rikthehet në Juve ende mbetet, por jo me pagën që mund t’ia jap PSG. E njëjta gjë vlen edhe për Real Madrid e sidomos për Barcelonën.