Kryeministri Edi Rama ka folur për The Guardian lidhur me strehimin e e afganëve të rrezikuar për të cilët komuniteti ndërkombëtar po debaton se ku do qëndrojnë.
Rama thotë se ai kërkon t’i hapë mundësinë të marrin frymë përsëri.
“Unë jam i pikëllyer kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri,” tha kryeministri Edi Rama, për The Guardian. “Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Ka të bëjë me atë që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë ”.
Rama tha se nuk mund ta kuptonte “se si vendet më të pasura mund të kthejnë shpinën”.
“Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë,” shtoi ai. “Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij.”