Paaftësi totale e ka quajtur Richard Grenell administrimin nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit të krizës në Afganistan.
Teksa poston në Instagramin e tij një faksimile të një deklaratë të Sekretarit amerikan Blinken, sipas të cilit misioni në Afganistan ishte i suksesshëm, ish i dërguari special i Trump për dialogun Serbi-Kosovë komenton duke thënë se kjo është një paaftësi totale.
Ai i bën thirrje Blinkenit që të japë dorëheqjen e t’ia lërë vendin dikujt tjetër që di ta bëjë më mirë punën.
“Paaftësi totale. Sekretari i Shtetit @secblinken duhet të hapë krahun e të lërë dikë tjetër të drejtojë Departamentin. Ne kemi nevojë për dikë që nuk mbulon një krizë duke u thënë punonjësve të Shërbimit të Huaj se gjithçka është në rregull kur nuk është në rregull.”