Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet pas hedh ujin aeroplani rus që po shuante zjarret në Turqi, 8 viktima (Video)


Një avion rus i pajisur posaçërisht për të luftuar zjarret, është përplasur në anën e një mali në Turqi ndërsa ndihmonte ekipet lokale, me zyrtarë në Moskë që raportuan se të tetë personat në bord vdiqën gjatë rrëzimit.

Avioni amfib ‘Beriev Be-200’, i cili është i aftë të marrë ujë nga burimet natyrore dhe ta lëshojë atë mbi zjarre, u rrëzua në rajonin jugor të Turqisë, Marash në fundjavë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, avioni kishte në bord pesë ushtarakë rusë dhe tre zyrtarë turq.

Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë një pendë tymi të zi që ngrihet nga vendi i përplasjes. Një video tjetër tregon aeroplanin që fluturon jashtëzakonisht ulët mbi malet, pastaj zhduket nga sytë pas njërës prej majave. Momente më pas, tymi fillon të ngrihet mbi të.

Aeroplani u rrëzua menjëherë pasi lëshoi ​​ujë, tregon një video tjetër e shpërndarë në internet.. Avioni me sa duket nuk ishte në gjendje të fitonte sërish lartësi pasi hodhi ngarkesën e tij dhe u përplas me faqen e malit. Ushtria ruse ka dërguar një ekip hetuesish në Turqi për të ekzaminuar vendin e rrëzimit e për ngjarjen ka nisur edhe një hetim.