Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Mariya Zakharova reagoi lidhur me situatën me të cilën po përballet Afganistani.
Sipas Zakharovës, rezultat i situatës në Afganistan është eksperimenti i kryer nga SHBA-ja.
“Përballja e dy fuqive, e cila është rezultat i procesit të mendimit të SHBA-së, vazhdon në Afganistan. Bota po shikon me tmerr rezultatin e eksperimentit historik të Washington-it”, shkruan zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse në Facebook.