Shqipëria pritet të strehojë të paktën 2 mijë afganë. Ata pritet të vendosen në Tiranë e Durrës ndërsa qeveria po punon me nxitim për të mundësuar sistemimin e tyre të shpejtë,
Burimet të besueshme i thanë TCh se janë duke u parë hotelet në Durrës nëse kanë vende të lira. Një pjesë e madhe janë plot me pushues.
Ndërsa në Tiranë është duke u kontrolluar kapaciteti i konvikteve të universiteteve dhe shkollave të mesme. Një pjesë e madhe e afganëve do të qëndrojnë përkohësisht në godinat e Qytetit Studenti, ose në konviktet e tjera në kryeqytet.
Përveç Shqipërisë, afganët e larguar nga vendi pritet të strehohen edhe në Kosovë ndërsa edhe qeveria e Maqedonisë së Veriut është në bisedime me SHBA-në për strehimin e tyre.