Vendosni fjalën kyçe....

Strehimi i afganëve në konviktet e Tiranës, studentëve u kërkohet të lënë dhomat (Video)


Ditën e sotme në media doli lajmi se familjet afgane që do strehohen në Shqipëri përkohësisht do qëndrojnë në konviktet studentore në Tiranë apo në hotele në Durrës.

Fax News ka publikuar një video teksa studentëve i thuhet se nuk mund të regjistrohen në konvikt pasi në të do strehohen familje afgane.

Përveç ndalimit të regjistrimeve të reja, studentëve ekzistues që qëndrojnë në godinat e përcaktuara për t’u strehuar familjet afgane u është kërkuar që të bëjnë gati valixhet se do zhvendosen në godina të tjera.

Në shihet një studente e cila revoltohet me kujdestaren e godinës në QS e cila i vendos ultimatum që të lejë dhomën ditën e sotme.

“Po për ne a nuk mendoni ju”, dëgjohet të thotë studentja.

;

Pjesë nga biseda:

Gazetarja: Si jeni? Desha të pyes për një person të afërt që do të akomodohet në konvikt.

Kujdestarja: Po do shkosh te drejtoria shpirt, ato të japin informacione.

Gazetarja: Shkova po më thanë që do strehohen këto afganët.

Kujdestarja: Po te 7-8-a po! Po heqim dhe këto që kemi.

Gazetarja: Jeni duke heq dhe studentët që kanë qenë?

Kujdestarja: Po te 8-a të gjithë do dalin.

Gazetarja: Sa kohë do rrinë ato?

Kujdestarja: Po ku e dimë ne.

Studentja: Po për student a mendoni?

Gazetarja: Si do ja bëni?

Studentja: Po ja tani e mora vesh, papritur më thotë një pastruese mua të dal jashtë.

Kujdestarja: Neve sot na e kanë dhënë njoftimi, po sot do u kërkojmë të largohen. Nëse s’ke mundësi e bën nesër, do i çojnë në godina tjera. Shko thuaju dua të zhvendos plaçkat, kam shumë vite që jetoj këtu e kështu.

Një pjese të afganëve në vendin tonë qeveria shqiptare do të bëjë në ambientet e konvikteve studentore nr.24, 25 dhe 2 në Qytet Studenti në Tiranë