Vendosni fjalën kyçe....

Tifozët Kuq e Zi qëllojnë me bojë bashkinë e Korçës: S’ndalemi deri në tërheqjen e ftesës për Goran Bregoviçin


Grupimi ‘Tifozët Kuq e Zi’ kanë qëlluar me bojë godinën e bashkisë së Korçës.

Në njoftimin e shpërndarë në rrjetet sociale ata shkruajnë se bëhet fjalë për një aparalajmërim ndaj organizatorëve të festës së birrës në qytet që të tërheqin ftesën për Goran Bregoviç.

Ata shtojnë se nuk do ndalen deri në arritjen e qëllimit.

“Sot, kemi ndërmarrë një aksion simbolik para zyrave të Bashkisë Korçë. Ky ishte edhe një paralajmërim për organizatorët e festivalit  të birrës që të tërheqin ftesën për Goran Bregovicin. Ne nuk do ndalemi deri në arritjen e qëllimit.” – shkruhet në reagimin e TKZ në Facebook.