Ish-presidenti amerikan Trump ka bërë thirrje për dorëheqjen e pasardhësit të tij, Biden.
Ai shkruan se Biden duhet të largohet me turp për atë që lejoi të ndodhte në Afganistan si dhe për çështje të tjera brenda SHBA-së.
Në fund ai ironizon Biden duke thënë se ky i fundit nuk duhet ta ketë të vështirë dorëheqjen duke qenë se nuk është zgjedhur në mënyrë të ligjshme.
“Është koha që Joe Biden të japë dorëheqjen me turp për atë që ka lejuar të ndodhë në Afganistan, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të rasteve me Covid, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e vështirë për të, duke qenë se për më tepër ai nuk u zgjodh në mënyrë të ligjshme!” – shkruan Trump.