Vendosni fjalën kyçe....

Ç’ka mbetur nga Sarajet pas zjarrit në mesnatë, aktivisti publikon videon e tregon si u shuan flakët


Flakët përfshinë Sarajet mesnatën e mbrëmshme, godinën monument kulture i Kategorisë I që ndodhet vetëm pak metra nga Ministria e Brendshme e Bashkia Tiranë.

Kamerat e sigurisë e disa dëshmitarë në vendin e ngjarjes flasin për një person që është parë duke vrapuar pranë godinës që u përfshi në flakë vetëm pak minuta më pas.

Aktivisti Zirkon Disha ka rrëfyer ngjarjen pas mbërritjes pak minuta më pas në godinën në flakë. Sipas tij në vendin e ngjarjes ka qenë një makinë zjarrfikëse, policë bashkiakë e të rendit.

Sipas tij, pas shuarjes fillestare të flakëve, një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer brenda pesë minuta më pas. Më pas Disha thekson se pas një përplasjeje me policët, ai dhe qytetarë të tjerë kanë mundur të futen brenda godinës në flakë.

Ai tregon se duke përdorur ujin e marrë në një fuçi plastike brenda godinës kanë mundur t’i shuajnë flakët para se zjarrfikësja të rikthehej në vendin e ngjarjes. Disha ka publikuar edhe pamjet e Sarejeve nga brenda pas shuarjes së flakëve.