Vendosni fjalën kyçe....

Digjen ‘Sarajet’ në Tiranë, dëshmitarët panë zjarrvënësin të largohej me vrap (Video)


Një zjarr ka shpërthyer në mesnatë në qendër të Tiranës në zonën e njohur si ‘Sarajet’, vend që është monument kulture.

Në vendin e ngjarjes mbërritën zjarrfikëset që mundësuan fikjen e e flakëve po pas largimit të tyre zjarri u rishfaq.

Më vonë zjarrfikëset u kthyen sërish në vendin e ngjarjes duke vënë nën kontroll flakët.

Dëmi i shkaktuar nuk është vlerësuar ende ndërsa shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.

Flakët kanë shpërthyer pak para mesnatës ndërsa dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

Klientët e një lokali aty pranë kanë thënë se kanë parë një person që është larguar me vrap pasi i vuri zjarrin godinës Monument Kulture, shkruan Shqiptarja. Më herët godina është përdorur si restorant ndërsa qëndronte e mbyllur prej disa kohësh.

‘Sarajet’ janë ndër të paktat godina të vjetra që i kanë rezistuar vrullit të ndërtimeve në Tiranë.