Vendosni fjalën kyçe....

Futbollistët rrethojnë shokun e skuadrës që u rrëzua në fushë, në frikë të asaj që ndodhi me Eriksen në Euro 2020


Një ngjarje aspak e këndshme ndodhi në kampionatin francez teksa një lojtar u rrëzua në tokë vetëm disa minuta pas fillimit të ndeshjes para 50 mijë tifozëve të pranishëm në stadium. Incidenti kujtoi menjëhetë rrëzimin e danezit Eriksen në Euro 2020.

Lojtari i Bordeaux Samuel Kalu u rrëzua përtokë gjatë ndeshjes së Bordeaux në Ligue 1 kundër Marseille, duke bërë që lojtarët nga të dyja ekipet të krijojnë një rreth rreth tij në një përpjekje për të parandaluar kamerat – një përsëritje e reagimit heroik të shokëve të skuadrës së Eriksen kur ai pësoi një arrest kardiak kundër Finlandës në qershor.

Çuditërisht, 23-vjeçari më vonë u kthye në fushë për Bordo për disa minuta. Kalu gjithashtu u rrëzua gjatë stërvitjes më Nigerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës 2019, me gjendjen e tij që u përcaktua si dehidratim asokohe.

Pas vizitave rezultoi se Kalu u rrëzua në tokë nga një marramendje e shkaktuar nga faktorë ende të papërcaktuar.