Një 23-vjeçar dyshohet se është mbytur në Gjirin e Lalëzit.
Polumbarët vijojnë kërkimet për shtetasi A.S banues në Tiranë.
“Më datë 17.08.2021, rreth orës 14:40, te Gjiri i Lalëzit, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi A. S., 23 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Polumbarët vijojnë kërkimet për gjetjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.