Firma hapësinore e Jeff Bezos, Blue Origin po padit NASA-n për vendimin për t’i dhënë një kontratë të uljes hënore (prej 2.9 miliardë dollarësh) kompanisë SpaceX të Elon Musk.
Firma e Bezos, tha se kishte “probleme themelore” me marrëveshjen, duke e quajtur atë të padrejtë. Mosmarrëveshja buron nga një vendim në prill për t’ia dhënë kontratën një kompanie, jo dy siç pritej, për shkak të një mungese financimi.
Në një paraqitje gjyqësore të premten, Blue Origin tha se vazhdoi të besonte se duheshin dy ofrues për të ndërtuar sistemin e uljes, i cili do të transportonte astronautët në sipërfaqen e Hënës qysh në vitin 2024. Ajo gjithashtu akuzoi NASA-n për “vlerësim të paligjshëm dhe të pahijshëm” të propozimeve të saj gjatë procesit të tenderit.
Në kohën e dhënies së çmimit, shefja e kërkimeve njerëzore të NASA-s, Kathy Lueders, pranoi se buxheti aktual i agjencisë hapësinore e përjashtonte atë nga përzgjedhja e dy kompanive.
Kjo ndodhi pasi Kongresi i dha vetëm 850 milionë dollarë nga 3.3 miliardë dollarë që kërkoi për projektin.
Nasa gjithashtu citoi rekordin e provuar të misioneve orbitale nga firma e Elon Musk, SpaceX, si një faktor në dhënien e çmimit. Kostoja gjithashtu mendohet se ka luajtur një rol – oferta e SpaceX ishte çmimi më i ulët.
NASA duhet të paraqesë një përgjigje ndaj veprimit ligjor deri më 12 tetor.
Nën programin e saj Artemis, Nasa shpreson të kthejë njerëzit në Hënë për herë të parë që nga viti 1972.