Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën ‘’Besim Alla’’ në Kombinat të Tiranës.
Dy makina kanë përplasur një këmbësore e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi vdekjen e këmbësores.
“Më datë 17.08.2021, rreth orës 21:00, në “Misto Mame”, dyshohet se janë përfshirë në aksident rrugor mjeti me drejtues I. H., 39 vjeç dhe mjeti me drejtuese shtetasen B. G., 32 vjeçe. Si pasojë ka humbur jetën një shtetase këmbësore ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe”, thotë policia.