Nga Klodian Tomorri
“Do vëmë roje te Sarajet”, -thotë, – “ta harrojë njeri se do ndërtohet aty”.
Pa firmën e Lalit nuk ngul dot asnjë gozhdë, jo te Sarajet por as tek dritarja e shtëpisë. Se nga kush do i ruajnë Sarajet këta rojet, ec e merre vesh. Është gjigant përfundimisht.
Shiko ça skeme është duke bërë tani.
Para disa ditësh ka nisur një shkresë lart e poshtë nëpër institucione, ku u kërkon interpretim për çështjen e Teatrit. D.m.th tenderin do ta bëjë vetë Bashkia. Por meqë aty është bërë kala, do që t’ia ngecë dopio gjashtën të tjerëve në dorë. Ta bëjnë ata të tjerët interpretimin.
D.m.th të thonë ata; që po tenderi i Teatrit i takon Bashkisë dhe çelja e fondeve që bëri qeveria me Aktin Normativ është legjitime. Që pastaj Lali të bëjë tenderin dhe po mori puna për keq të thotë, unë s’kam asnjë faj. Këta të tjerët e vendosën që më takonte mua.
Është super lojtar. I paparë, ore i paparë.