Vendosni fjalën kyçe....

“Nga zjarri në një lokal vetëm dëme materiale” – Njoftimi i policisë për flakët te ‘Sarajet’, monument kulture Kategoria I


Policia i konsideron lokal ‘Sarajet’ e Tiranës, një godinë që në fakt është Monument Kulture i Kategorisë I. Në njoftimin zyrtar për zjarrin që përfshiu godinën mesnatën e mbrëmshme, thuhet se nga zjarri në një ‘lokal’, ka pasur vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi pak para mesnate, ku flakët përpinë pjesën e brendshme të godinës Monument Kulture. Disa klientë në një bar aty pranë kanë parë një person që është larguar e vrap, i cili dyshohet të ketë shkaktuar flakët.

Fillimisht zjarrfikësit arritën të shuajnë flakën por pas largimit të tyre, ato u rishfaqën dhe i desh rikthimi i zjarrfikësve për të shuar krejtësist zjarrin. ‘Sarajet’ janë ndër të paktat godina të vjetra në Tiranë që i kanë rezistuar ende vrullit të ndërtimeve.

Për pak kohë ato kanë shërbyer edhe si Bar-restorant ndërsa janë shumë pranë institucioneve të rëndësishme si Ministra e Brendshme, Drejtoria e Burgjeve e Bashkia e Tiranës.

Njoftimi

“Tiranë/Informacione paraprake

Më datë 16.08.2021, rreth orës 23:40, në rrugën “Abdi Toptani”, ka rënë zjarr në një lokal, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”