Vendosni fjalën kyçe....

Peleshi pyetet për ardhjen e afganëve: S’jam i gatshëm t’ua tregoj informacionet që kam


Ministri i Mbrojtjes Peleshi ka deklaruar sot se nuk mund të ndante me mediat informacionet që kanë të bëjnë me ardhjen e afganëve në Shqipëri.

i shtoi se Shqipëria është e mobilizuar që të bëjë pjesën e saj në përballimin e krizës duke pranuar një pjesë të shtetasve afganë që po largohen nga vendi.

“Nuk i kam të gjitha të dhënat që ju kërkoni, por dhe një pjesë që mund t’i kem nuk jam gati për t’i ndarë me ju. Mund t’ju them atë që lidhet me Ministrinë e Mbrojtjes. Ne jemi pjesë e gjithë mobilizimit të Shqipërisë për të përballuar pjesën që i takon në këtë krizë, sepse siç marrim mbështetjen nga partnerët tanë duhet të kuptojmë dhe gatishmërinë e qeverisë shqiptare për të marrë pjesën e përgjegjësisë që i takon dhe ky është rasti i marrjes së një pjese të shtetasve afganë. Shqipëria është treguar e gatshme dhe është ngritur në lartësinë e përgjegjësisë që i takon për të marrtë një kontingjent. Ministria e Mbrojtjes ka marrë një rol, që ka të bëjë me pritjen dhe transportin e tyre në vendet ku do të akomodohen për një periudhë të përkohshme”, deklaroi Peleshi.