Talibanët kanë vendosur pika kontrolli në hyrje të aeroportit të Kabulit.
Gazetari Frud Bezhan që mbulon Afganistanin për Radion Evropa e Lirë raporton se ky veprim po pengon mijëra afganë që kanë dokumente udhëtimi të largohen.
Ndërsa sipas raportimeve të Wall Street Journal disa fluturime evakuimi kanë qenë pothuajse bosh.
Ditën e sotme dolën foto të avionëve ushtarakë amerikanë të mbushur plot e për plot me afganë që largohen nga vendi për shkak të marrjes së pushtetit nga talibanët.