Vjollca Shkreli, një prej trashëgimtarëve të “Sarajeve” deklaron për “Report TV” se zjarri i është vënë me qëllim godinës monument kulture i kategorisë së parë nga familja Kosova dhe trashëgimtarët e Zija Toptanit. Sipas saj ata që duan që në këtë godinë të ndërtohet pallat.
“E gjitha familja e Zija Toptanit ka jetuar në këto saraje. Kam sjellë dokumentin. Kemi dhe certifikatën qe saktëson. Aty ka lindur dhe babai i Rajmond Toptanit sepse ne jemi 2 barqe dhe kemi konflikt. Jemi 18 bashkëpronarë. Jemi në gjyqe gjithandej. Zjarrvënien unë them se është e qëllimshme nga familja Kosova me disa trashëgimtarë të Zija Toptanit. Sepse ne i kemi projektet kemi jetuar aty. E vërtetojmë se kemi jetuar. E gjitha pjesa aty ka qenë e Abdi Toptanit. Qëllimi i zjarrit është që Kosova pronën e ka në jug të Kinema “Savojës”, Kinoteatri. Ato s’e kanë konsideruar shitjen por kanë hyrë te parcela e Zija Toptanit. Këtu ka lindur konflikti sepse s’po na lënë të bëjmë gjyqe”, tha ajo.
Sipas Vjollca Shkrelit familja Kosova ka hyrë te prona në mënyrë të paligjshme.
“Aty ka hyrë familja Kosova, familja e Arjan Përmetit që është prokuror, e kam goditur në prokurori ai ma ka pushuar çështjen. Që në 2015 është hapur ky proces për sarajet që të na njihet bashkëpronësia. Është vetëm e Zija Toptanit. Familja Toptani është shpronësur. Familja Kazazi ia ka blerë çunit të Hamit Toptanit.
Sarajet janë vetëm të Zija Toptanit. 18 bashkëpronarë, janë familja Kosova që kanë hyrë te prona në mënyrë të paligjshme dhe sna lejnë të bëjmë gjyqe. Klodiana na ka hedhur në prokuror, ajo ka marrë kalanë, asnjëherë s’ka pëfitu është me dëshmi të rreme. Imagjinojeje në çfarë telashesh jemi ne”, shtoi më tej ajo.
Që prej 2005 Shkreli thotë se janë në konflikt me njëri tjetri dhe se Trashëgimtarët Kosova dhe të Zija Toptanit kanë dashur ta ndërtojnë pallat.
“Ne do flasim me Veliajn ai e di mirë kujt i përkasin. Kanë bërë bashkëpunim të Zija Toptanit me Kosovën, zjarrvënie e qëllimshme për të ndërtuar pallat. Nga trashëgimtarët Kosova dhe të Zija Toptanit kanë dashur ta ndërtojnë pallat. Jo vetëm kaq duhet me pasur kujdes për muzeun sepse dhe aty do vihet zjarr i qëllimshëm. Në konflikt jemi me njëri tjetrin me Rajmon Toptanin. Dhe ai s’po na lë që ne të ecim përpara. Na zgjat gjyqet nuk vjen në shkallë të parë. Ne jemi në konflikt prej 2005 për pronën, sa ka njëri e tjetri”.
Shkreli thotë se është dakord që godina të bëhet monument kulture.
“Se di duhet të pyesim edhe të tjerët. Po le të bëhet edhe monument kulture”, theksoi trashëgimtarja.
Shkreli i bëri thirrje kryebashkiakut Erion Veliaj që të ndërhyjë për të shuar konfliktin mes bashkëpronarëve.
“Ne duam që ta diskutojmë me familjen Kosova, të jenë dhe disa pjesëtarët e bashkisë të na shikojnë letrat që të mos vazhdojmë më konfliktin sepse ne se arrijmë dot më me gjykatë. Vetëm në prokurori kemi 3 vjet që presim dhe s’po bëhet gjë. Dje i çova letër prokurorit të Tiranës dhe atij të çështjes. Thirrja për Veliajn është që ai të bëhte ndërmjetës mes nesh. Veliaj e di shumë mirë të kujt janë njollat”, përfundoi Shkreli.