Vendosni fjalën kyçe....

Twitteri i vendos etiketa mediave të kontrolluara nga ai, Vuçiç: Do bëhem Trumpi i dytë, kjo është censurë


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç sfidoi Twitterin të martën të mbyllte llogarinë e tij ashtu siç bëri me Donald Trump, pasi disa media nën kontrollin e tij u etiketuan të lidhura me shtetin nga rrjeti social.

Unë nuk mund të pres që ata (Tuitter) të mbyllin llogarinë time në mënyrë që të bëhem një Trump tjetër në botë,” tha Vuçiç.

Twitter në janar fshiu llogarinë e ish -presidentit amerikan për shkak të rrezikut të nxitjes së mëtejshme të dhunës pasi mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin e SHBA më 6 janar pasi ai humbi zgjedhjet presidenciale.

Twitter ka përcaktuar mediat e lidhura me shtetin si “media ku shteti ushtron kontroll mbi përmbajtjen editoriale përmes burimeve financiare, presioneve të drejtpërdrejta ose indirekte politike dhe/ose kontroll mbi prodhimin dhe shpërndarjen”.

“Me kë duhet të bashkëpunojnë, me manjatët, hajdutët apo kriminelët?” Pyeti Vuçiç. “Është shumë normale që ata të bashkëpunojnë me qeverinë.”

Ai tha se etiketa e Twitter nuk është gjë tjetër veçse “censurë”.

Vuçiç, ka mbajtur një kontroll të ngushtë në mediat serbe që kur erdhi në pushtet 10 vjet më parë.

Mediat pro-qeveritare të Serbisë, përfshirë televizionin shtetëror, shfryjnë rregullisht ndaj disa mediave të pavarura të mbetura në Serbi, duke pretenduar se ato kontrollohen nga figura të korruptuara të opozitës ose ambasada perëndimore.

Vuçiç përgëzoi të gjitha mediat që kanë marrë një etiketë të tillë Twitter në llogaritë e tyre, duke thënë se ata “po përhapin idetë liridashëse“.

Përveç Serbisë, etiketat shfaqen edhe në llogaritë e shumta të Twitter në të gjithë botën, përfshirë SHBA, Kinën, Francën, Rusinë, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Arabinë Saudite, Spanjën, Turqinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.