Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj del prapë në televizion për zjarrin te “Sarajet”: E kam nuhatur skenarin


“E kam nuhatur skenarin”, tha Erion Veliaj gjatë daljes në “News24” për zjarrin te “Sarajet”.

Kështu, kryebashkiaku i Tiranës që shembi me këmbëngulje Teatrin Kombëtar, nuk është mjaftuar vetëm me një postim në “Facebook”.

“Ajo ndërtesë nuk do të digjet. Do të kthehet në muze, një kat muzeu etnografik, kati tjetër do përjetojë marrëdhëniet me amerikanët.

Do na duhet pak kohë të evidentojmë porositësit.”, tha më tej Veliaj, duke detajuar se zjarri është vënë nga dritaret e pasme.

Më pas Veliaj ka tentuar ta politizojë duke përmendur hezitimin sipas tij për një qëndrim të ish-presidentit Bujar Nishanit, i cili është edhe një nga bashkëpronarët.

Veliaj siguroi se “Sarajet” do regjistrohet pas një muaji në pronësi të Bashkisë së Tiranës. “Do të shpallet një konkurs për rikonstruksionin dhe do ta kemi gati pas 1 viti.”, detajoi kryebashkiaku.