Vendosni fjalën kyçe....

Grabiti paratë e bankës, arrestohet 40-vjeçari që nuk përfundoi gjithë dënimin


Arrestohet 40-vjeçari që nuk përfundoi gjithë dënimin për grabitjen e parave që transportoheshin nga një bankë drejt postës.

“Shërbimet mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën duke bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Elton Gjini, 40 vjeç, banues në Lezhë( me precedent kriminal).

Ky shtetas, ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 12 vite burgim   për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim, ku nga ky dënim ka dhe 6 muaj pa kryer, ngjarje e ndodhur me 12.03.2009, ku kanë vjedhur me armë një sasi parash që transportoheshin nga një bankë në postë.”, njofton Policia e Lezhës.