Ish-presidenti afgan Ashraf Ghani gjendet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mediet ndërkombëtare konfirmojnë prezencën e Ghanit, për të qenë më i sigurt.
Ghani u largua nga Afganistani ndërsa talebanët përparuan në kryeqytetin e tij Kabul gjatë fundjavës.
Ministria e Jashtme e Emirateve të Bashkuara Arabe tha se vendi kishte mirëpritur zotin Ghani dhe familjen e tij mbi baza humanitare, raporton “BBC”.
Në një postim në Facebook drejtuar qytetarëve afganë të dielën, Ghani tha se ai mori vendimin e vështirë për t’u larguar për të shmangur gjakderdhjen në kryeqytet. Megjithatë, ai është përballur me kritika të ashpra nga politikanët e tjerë afganë për largimin nga vendi.
Shqipëria ka marrë përsipër të strehojë afganë.