Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka njoftuar të gjithë personat që duan të udhëtojnë drejt Italisë të plotësojnë e printojnë Formularin e udhëtimit 24 orë përpara se të udhëtojnë.
Në njoftim thuhet se ata që nuk e plotësojnë atë brenda këtij afati nuk do lejohen të udhëtojnë drejt Italisë.
Po kështu, në njoftim theksohet se të gjithë udhëtarët mbi 6 vjeç duhet të kenë me vete testin negativ të Covid-19 (tamponin) 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit dhe këto teste duhet të dorëzohen edhe nga personat e vaksinuar.
Njoftimi
“Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë!
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport”