Vendosni fjalën kyçe....

SHBA vlerëson me çmim drejtorin e Anti-terrorizmit në policinë shqiptare, Gledis Nano: Për përkushtimin në luftën ndaj terrorit global


SHBA-ja ka vlerësuar me çmim drejtorin e Anti-terrorizmit në Policinë e Shtetit, Gledis Nano.

Në njoftimin e ambasadës amerikane thuhet se vlerësimi bëhet për bashkëpunimin e përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve mes ambasadës e policisë shqiptare për të luftuar terrorizmin global.

“Më 17 gusht, Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi një Çmim Vlerësimi për Gledis Nano, Drejtor i Anti-Terrorizmit në Policinë e Shtetit Shqiptar. Çmimi e vlerësoi Z. Nano për bashkëpunimin dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global. Ambasadorja Kim nënvizoi gjithashtu edhe bashkërendimin dhe bashkëpunimin e tij me të gjitha çështjet e Ambasadës për zbatimin e ligjit dhe ato kundër terrorizmit.” – thuhet në njoftimin e ambasadës në Facebook.