Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 1419 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Haiti, mbi 6900 të plagosur


Të paktën 1,419 persona kanë vdekur dhe më shumë se 6,900 janë plagosur pas një tërmeti me magnitudë 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit amerikano-qendror.

Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra (7.5 milje) në verilindje të Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej 10 kilometrash (6 milje).

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit lëshoi ​​një alarm cunami në rajon duke paralajmëruar se valët mund të ngrihen deri në 3 metrapor alarmi u hoq më vonë.

Vendi, i cili ka pësuar shkatërrime të mëdha ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.

Një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në shekullin e kaluar ndodhi në Haiti më 12 janar 2010.

Sipas shifrave zyrtare, 316,000 njerëz vdiqën dhe 300,000 u plagosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që ndodhi në jug të vendit. Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë pas kësaj.