Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka parë veten në një situatë tejet të vështirë teksa doli në një konferencë për shtyp ditën e djeshme për të raportuar mbi situatën në Afganistan.
Pas shpjegimit të asaj që ka ndodhur sipas skenarit të përcaktuar, Stoltenberg ‘u masakrua’ në pjesën e dytë të konferencës për shtyp, atë të pyetjes nga gazetarët.
Teksa pyetjet e tyre ishin të drejpërdrejta dhe kishin të bënin me kolapsin e ndodhur në Afganistan, me vendimet politike që e shoqëruan atë, mbi shpenzimet e miliarda dollarëve të taksapaguesve amerikanë e europianë, mbi faktin nëse për këtë dështim do kishte hetime zyrtare dhe se çfarë do ndodhë tani me vendin në një krizë e kaos të thellë, përgjigjet e shefit të NATO-s ishin të përgjithshme duke mos dalë shumë nga skenari i përgatitur më herët.
Stoltenberg u vërejt në vështirësi në disa raste duke u ‘fshehur’ pas termave të gatshme, ‘lufta kundër terrorizmit’, ‘demokracia e liria’, ‘të drejtat e njeriut’, ‘të drejtat e grave’, ‘procesi politik’ etj pa dhënë asnjë hollësi apo përgjigje të qarta për pyetjet ‘me spec’ të gazetarëve.
Mes klisheve, frazave të gatshme e të përgjithshme, Stoltenberg ishte larg asaj që u pyet me përgjigjet e tij duke mos qenë në gjendje të ‘zbusë’ atë që ndodhi në Afganistan me praninë 20-vjeçare të SHBA-së, BE-së e NATO-s.
…
I pyetur nga gazetari Lorne Cook (Associated Press) lidhur me kostot e msionit në Afganistan dhe nëse do ketë një hetim zyrtar mbi përdorimin e parave të taksapaguesve amerikanë e europianë , Stoltenberg u përgjigj duke ‘u fshehur’ pas terrorizmit. Ai tha se lufta kundër terrorizmit duhe të vijojë dhe se ka shumë për të mësuar nga ajo që ndodhi më Afganistanin. Sipas shefit të NATO-s ë mirë të stërviten trupat ushtarake në vendet e synuara se të dërgohen ushtarë të NATO-s atje, edhe pse kjo gjë në Afganistan nuk funksionoi duke shprehur ‘habinë’ e tij për atë që kishte ndodhur.
Një tjetër gazetare, Lailuma Sadid (Brussels Morning) e pyeti Stoltenberg mbi rolin e NATO-s në Afganistan. Sipas saj, ndërsa SHBA e BE arritën të mposhtin nazizmin e imperializmin, NATO e BE nuk qenë në gjendje të mposhtin një grup talebanësh. Stoltenberg pohoi se bashkësia ndërkombëtare do u kërkojë me forcë talebanëve respektimin e të drejtave themelore të njeriut duke përfshirë, të drejtat e grave duke shtuar se plani nuk ka qenë për të qëndruar në Afganistan përgjithnjë por për të ndërtuar një shtet të aftë për të ardhmen e vendit duke bërë përgjegjës qeverinë e ushtrinë afgane për kolapsin.
I pyetur nga gazetari David Herszenhorn (POLITIKO) nëse kolapsi në Afganistan është pasojë e një vendimi politik e dështim amerikan sidomos pas ardhjes në pushtet të presidentit Biden, Stoltenbërg u përgjigj se ajo që po ndodh është tragjedi për popullin afgan dhe se vendimi per t’u larguar u mor edhe me rrezikun që talebanët të rimerrnin kontrollin mbi vendin. Ai përsëriti deklaratën e Biden se ishte e pamundur që të qëndrohej më shumë atje pasi kjo do kërkonte shtim trupash.
*Konferencën e plotë për shtyp në anglisht mund të lexoni Këtu
Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani