Vendosni fjalën kyçe....

78 viktima nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë


Ka shkuar në 78 numri i viktmave nga përmbytjet në rajonin e Detit të Zi të Turqisë, thanë autoritetet turke.

Shiu i fortë goditi rajonin në veri të vendit të mërkurën e kaluar, duke lënë 62 persona të vdekur në provincën e Kastamonu, tha një deklaratë nga Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Katërmbëdhjetë të tjerë vdiqën në provincën Sinop, së bashku me një person në provincën Bartin. Shtatë viktima po trajtohen në spitale, tha ajo.

Gjithsej 341 persona në Bartin, 1,480 në Kastamonu dhe 560 në Sinop u evakuuan, shtoi agjencia.

Gjithashtu u njoftua të hënën se 47 persona u raportuan të zhdukur në Sinop dhe Kastamonu.