Vendosni fjalën kyçe....

Alarm në burgun e Drenovës pas humbjes së një palë gërshërëve, dyshohet se mund të përdorën ndaj një të dënuari


Burgu i Sigurisë së Lartë në Drenovë është në alarm pas humbjes së një palë gërshërëve nga infermieria. Në shërbim ka qenë një infermier nga Korça, i cili pretendon se i kishte lënë ato në infermierinë e burgut por ato kanë munguar në kohën kur është bërë inventari.

Dyshohet se gërshërët janë marrë nga Klement Ibrahimi, i cili ka qenë duke marrë serum, shkruan BW, që citon burime anonime të pakonfirmuara.

Në burgun e Drenovës po vuan dënimin i penduari i drejtësisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar kundër Emiljano Shullazit e Lulzim Berishës e dyshohet se i rrezikohet jeta.

Edhe pse në burg janë ushtruar kontrolle, gërshërët nuk janë gjetur ende ndërsa për rastin në fjalë ka nisur edhe një hetim nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.