Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 61-vjeçari në Tiranë e procedohet penalisht e shoqja, u kapet në dyqan 115 kg kafe që dyshohet se ishte kontrabandë


Një 61-vjeçar është arrestuar, ndërsa bashkëshortja e tij është proceduar peanalisht pasi akuzohen se shisnin kafe kontrabandë.

Në pranga ka rënë Vladimir Hoxha pasi në dyqanin e çiftit në rrugën ‘Petro Nini Luarasi’ në Tiranë është gjetur një sasi prej 115 kilogramësh kafe që dyshohet se ishte kontrabandë.

Njoftimi

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Vladimir Hoxha., 61 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në dyqanin e tyre, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 115 kg kafe, e cila dyshohej se ishte kontrabandë. Në vijim të veprimeve është proceduar penalisht për veprën penale “Fshehje e të ardhurave” edhe shtetasja me iniciale A. G., pasi gjatë kontrollit në subjektin e saj  në afërsi të Tregut Ushqimor, nuk lëshonte kupon tatimor për mallrat që tregtonte. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Tregtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehje të ardhurash“, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve“ dhe “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale“.