Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohen 7 shoferë e pezullohen 12 patenta, 33 gjoba për tejkalim shpejtësie në Tiranë


7 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagranë nga Policia Rrugore pasi janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

12 leje drejtimi janë sekuestruar nga Policia Rugore e Tiranës  mbrëmjen e djeshme deri në mesnatë pas kontrolleve në rrugën Tiranë-Elbasan e Tiranë-Durrës.

33 gjoba u janë vënë drejtuesve të mjeteve që janë kapur duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara.  Policia u bën thirje qytetarëve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor për të shmangur aksidentet.