Gazetari Tucker Carlson i Fox News, paralajmëroi se Amerika po bëhet një ‘shoqëri sovjetike’ duke i dhënë përparësi konformitetit dhe bindjes ndaj qeverisë përkundrejt lirisë së sjelljes e mendimit.
“Unë mendoj, pak a shumë, se njerëzit mund të jenë më të guximshëm dhe më të sinqertë në jetën e tyre personale,” tha Carlson në Breitbart News.
“Shoqëria është bërë tejet konformiste. Unë e shoh atë tek fëmijët e mi dhe miqtë e tyre. Fëmijët e mi nuk pajtohen me shumë gjëra të tilla, por fryma e epokës është: ‘Epo, nuk dua të dal jashtë tufës.’ Jemi kthyer në shoqëri sovjetike. Të vetmet gjëra që festojmë janë; ‘Oh, shikoni, ky djalë e bëri vaksinën. Ai është një hero. Është çmenduri.” – shtoi gazetari.
Një kulturë konformiteti vlerëson pajtueshmërinë, ndërsa dënon disidencën, deklaroi Carlson. Ai tha se disidentët që refuzojnë imoralitetin korporativ dhe qeveritar janë të persekutuar në epokën moderne.
Ai deklaroi: “Gjëja më e trishtë që kam kuptuar në dy vitet e fundit është se propaganda funksionon. Është e habitshme sesi, të njëjtët njerëz që ishin heronj të vijës së parë verën e kaluar, nëse nuk duan të bëjnë vaksinën tani, ata pushohen nga puna. Ne tani po flasim për të drejtat themelore kushtetuese që po mohohen sepse nuk marrim një produkt dhe injektojmë veten me të – kjo nuk është miratuar nga FDA – nga një kompani e madhe farmaceutike. Ne thjesht duhet t’i ndryshojmë të gjitha bankënotat tona në, “In Pfizer We Trust”, ose “In Moderna We Trust”, kështu që atëherë ne mund të marrim përsëri privilegjet tona.”