Vendosni fjalën kyçe....

I mituri në SHBA vret të ëmën teksa ajo ishte në mbledhje pune online në Zoom


Policia në Florida ka nxjerrë në shtyp regjistrimet e thirrjeve në numrin e emergjencës 911 nga kolegët e një gruaje, që u qëllua për vdekje në kokë ndaj fëmija i saj i mitur ndërsa ishte në një konferencë pune në Zoom.

“Njëra nga vajzat që po merrnin pjesë në mbledhje ndërroi jetë! Ajo kishte gjak. Ajo e ka kamerën ndezur. Foshnja e saj po qan nga mbrapa, ” tha një dëshmitar i frikësuar në internet për atë që më vonë u duk si një vrasje e tmerrshme aksidentale.

Gruaja e hutuar tha se ishten në një mbledhje ‘drejtpërdrejt me një kompani’, së bashku me kolegët, të cilët sapo ishin punësuar. Regjistrimet e thirrjeve të urgjencës u publikuan nga policia e Altamonte dhe u cituan nga gazeta Orlando Sentinel.

“Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pastaj ajo u përkul dhe ne pamë gjakun dilte nga fytyra e saj,” tha një nga punonjëset e linjës së emergjencës 911 që u telefonua nga kolegët e viktimës.

Më vonë u zbulua se viktima ishte Shamaya Lynn, një nënë 21-vjeçare që jetonte në një apartament në Altamonte Springs, pranë Orlandos.

Arma thuhet se i përkiste të dashurit të Lynn, babait të vogëlushit, sipas mediave lokale. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse do e akuzojnë burrin se e la armën në vendin ku mund të arrinte i mituri.