Vendosni fjalën kyçe....

Komandanti kryesor ushtarak amerikan ‘i habitur’: Nuk kishte asgjë që tregonte një kolaps të qeverisë dhe ushtrisë afgane në 11 ditë

Gjeneral Mark Milley, shef i Përgjithashëm i Shtabit, tha në një konferencë shtypi se të gjitha raportet e inteligjencës në lidhje me një kërcënim të talebanëve ‘treguan se skenarë të shumtë ishin të mundshëm’.

“Afati kohor i kolapsit të shpejtë u vlerësua gjerësisht dhe shkonte nga javë në muaj dhe madje vite pas largimit tonë,” tha Milley.

“Nuk pashë asgjë që tregonte një kolaps të kësaj ushtrie dhe kësaj qeverie në 11 ditë.” – shtoi ai.

Vërejtjet e tij erdhën një ditë pasi ‘The New York Times’ raportoi se zyrtarët e inteligjencës amerikane kishin paralajmëruar për një marrje të shpejtë të territoreve në Afganistan nga ana e talibanëve.

Milley tha gjithashtu se SHBA ka evakuuar 5,000 njerëz deri më tani, dhe 4,500 trupat e tjera amerikane do të mbrojnë aeroportin në mënyrë që evakuimet të vazhdojnë.

Nga ana e tij, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin tha se trupat amerikane nuk kanë aftësinë për të ndihmuar njerëzit të shkojnë në aeroport sepse ata duhet të përqëndrohen në sigurinë e aeroportit.

Deri më tani, ‘nuk ka pasur ndërveprime armiqësore me talibanët,’ shtoi Austin.

Talibanët e morën kontrollin e kryeqytetit Kabul të dielën ndërsa presidenti Ashraf Ghani dhe zyrtarë të tjerë kryesorë ikën nga vendi.

Përgatiti për Hashtag.al, K.Manjani