Vendosni fjalën kyçe....

Në Kosovë mban sot koncert grupi serb “Riblja Corba”


Në Kosovë do të mbajë sot koncert grupi serb “Riblja Corba”.

Grupi e ka njoftuar koncertin një ditë më parë në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, duke thënë se do ta mbajnë atë në Leposaviç të Mitrovicës.

 

Muzika e këngëtarëve serbë në territoret shqiptare është bërë këto kohë lajtmotivi i debateve të forta në rrjetet sociale. Kundërshti të mëdha ka patur edhe për performancën që do të mbajë këngëtari serbo-boshnjak Goran Bregoviç në Korçë.

“Frontmeni, Bora Gjorgjeviq, e kishte quajtur disa herë Kosovën shtet i trilluar. “Zgjedhjet që po mbahen atje në thelb e legalizojnë shtetin e Kosovës. Ai shtet nuk ekziston, ai shtet është i trilluar. Nuk përzihem në punët e atjeshme sepse unë nuk jetoj në Kosovë. Qëndrimi i partisë sime është i drejtë nuk duhet të dilet në këto zgjedhje sepse kështu legalizohet shteti i shqiptarëve”, pati thënë Gjorgjeviq më 2013. I njëjti sonte në Leposaviq të “shtetit të trilluar”, vjen për koncert. Si bën që pamë aq shumë reagime për Goran Bregoviqin në Korçë të Shqipërisë, e s’po shohim thuajse asnjë për “Riblja Corba” në Leposaviç të Kosovës? Si u lejua ky koncert nga institucionet e Kosovës, derisa bënim thirrje që institucionet e Shqipërisë ta anulojnë koncertin e Bregoviçit?”, shkruan Adriatik Kelmendi.