Vendosni fjalën kyçe....

PD i përgjigjet Ramës: Prodhuesin më të madh të shpifjeve e njohin shqiptarët, i kujton edhe skandalin “Griselda”


Partia Demokratike ka rënë në rrjetën e Ramës, duke iu përgjigjur postimit të Kryeministrit Edi Rama i cili shkruante se edhe po shpifjet nga e njëjta dorë për strehimin e emigrantëve me nxjerrjen jashtë të studentëve nga konviktet.

Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi i është përgjigjur me një video Kryeministrit duke thënë se prodhuesi më i madh i shpifjeve është vetë ai.

Vokshi në video i ka përmendur Ramës videon me skandalin e Griseldës.

Prodhuesin numër një të shpifjeve në këto 30 vite shqiptarët e njohin mirë. Ia njohin bëmat, sidomos ato që nuk synonin vetëm dëmtimin e imazhit të Shqipërisë, por edhe pengimin e një prej arritjeve më të mëdha për shqiptarët, liberalizimin e vizave.

Turpet e tua nuk i ka harruar njeri, prandaj kursejua qytetarëve shkulmet prej hipokriti!”-shkruan Vokshi.