Vendosni fjalën kyçe....

Pranga të miturit në Shkodër, i kapet një pistoletë pa leje


Një i mitur është arrestuar në Shkodër pasi i është gjetur një armë zjarri pa leje. Në pranga ka rënë 17-vjeçari me iniciale A.K.

Gjatë kontrollit që policia i bëri në lagjen ‘Kongresi i Përmetit’ i gjeti një pistoletë pa leje e mbushur me fishekë luftarakë.

“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditen e verimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe informacionit të marrë në rrugë operative se një i mitur qarkullonte me armë zjarri me vete, nga shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. K., 17 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Permetit”, Shkodër. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën në trup një armë zjarri pistoletë me fishekë luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”. – thuhet në njoftimin e policisë.