Është rënduar me shpejtësi bilanci i viktimave nga tërmeti në Haiti. Të paktën 2,189 persona kanë vdekur dhe më shumë se 12,200 të tjerë janë plagosur pas lëkundjeve të fuqishme 7.2 të shkallës Rihter që goditi Haitin para pak ditësh, tha Agjencia e Mbrojtjes Civile e vendit.
Epiqendra e tërmetit të së shtunës ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej 10 kilometrash. Tërmeti la rreth 30,000 familje pa shtëpi, sipas autoriteteve.
Vendi, i cili ka pësuar shkatërrime dhe dridhje të mëdha, ka bërë thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Një nga tërmetet më vdekjeprurës në botë në shekullin e kaluar ndodhi në Haiti më 12 janar 2010.
Sipas shifrave zyrtare, 316,000 njerëz vdiqën dhe 300,000 u plagosën në tërmetin me magnitudë 7.0 që goditi jugun e vendit. Rreth 1.3 milion njerëz mbetën të pastrehë si pasojë.