Scarlett Johansson është bërë nënë për herë të dytë, raportojnë mediet ndërkombëtare. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me të shoqin Colin Jost e ka quajtur Cosmo.
Shtatzënia e aktores së njohur është mbajtur sekret deri në fillim të kësaj jave kur komediani Jost zbuloi se ata do të bëheshin prindër në një show në Connecticut, SHBA.
Aktorja e Hollywoodit Johansson ka edhe një vajzë 6-vjeçare me ish-bashkëshortin Romain Dauriac.