Ka menduar ta bëjë një foto e ta hedhë në rrjete edhe në festën e bektashinjve.
Fotoja? Natyrisht Veliaj duke shërbyer.
Megjithëse është duke hedhur ashuren në tasat plastikë, Veliajt, ose së paku fotografit, as nuk ia ka zënë syri mungesën e dorezave.
Situata bëhet më qesharake kur Veliaj që ka harruar dorezat, nuk harron të mbajë në gojë maskën.
Po t’i hedhësh një vështrim të dytë fotos, për shkak të bluzës me mëngë të gjata mund të mendosh që bëhet fjalë për ndonjë foto realizuar kohë më parë. Gjithsesi fakti mbetet. Veliaj nuk i ka vënë dorezat, edhe atëherë…