Vendosni fjalën kyçe....

Ai është thjesht MEGALOMAN!

Nga Ylli Manjani

Me të vetën Ai po i tregon mbarë botës se ajo nuk po sillet mirë dhe se duhet të marrin shembull sjelljen e Tij!

Ai mendon se është më i mençmi i NATOS; më i zgjuari i Ballkanit (pavarësisht se s’po i hapet); më i madhi i të gjitha kohërave në OSBE dhe padyshim më i rëndësishmi në OKB. Ai është më amerikan se amerikanët, më Europian se Europianët. Ai është i krishterë, por që shkon mirë me mohamedanët.

Megaloman 24 karat.

Ja disa episode të magalomanisë:

1.Sa herë ka refugjatë ky del i pari vullnetar për ti strehuar. Sirianët, afrikanët dhe tani Afganët ky i strehon vullnetarisht. Me të vetën ky i ka strehuar të gjithë. Nëse dikush google deklaratat e Tij në median e huaj, do dalë që Edi Rama strehon refugjatë, sigurisht duke i dhënë leksione perëndimit në çdo rast.

Tjetër punë se as refugjatët s’ja preferojnë vendin që Ai medemek qeveris.

2.Trump është “turp i njerëzimit”, deklaroi Ai me pompozitet megalomani. Pastaj bëri cirk me lobistë që të shfaqej si mik i vjetër i Trump. Nuk i ishte krejt pa sukses si shfaqe ai cirk.

3.Po kur desh të negocionte krizën e zgjedhjeve në Bjellorusi? Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahha

4.Po në Ukrainë? E mbani mend që desh t’i pajtonte me rusët? Hahahahahahahahahahahahahaha.

5.Po Macronin që e kishte shok dhe se i kishte dhuruar atlete “Adidas”?

6.Po kur shkoi në Serbi dhe foli si triumfator i kombit?! Hahahahahahahahahahahahahahahah

7.Po që desh të pajtonte Grekët e Turqit vjet?! Hahahahahahahahahahahahahahaah

8.Po minischengenin/ Open Ballkanin a kush e di sa herë do ia ndërrojnë emrin?!

Hahahahahahhahahahahahhaah

9.Po që i kishte dhënë mend NATOS, për Afganistanin?

Hahahahhahahahahahahahahahahahahahaha

10.Po kur desh të ndante kufijtë e Kosovës me Serbinë?! Hahahahahhahahahahha.

Në fakt mori në qafë Thaçin, të vetmin aleat që kishte në Kosovë.

Ky është thjesht një MEGALOMAN. Ngjarje si kjo e Afganistanit i ka thjesht ushqim për megalomaninë e tij.

Një megaloman që, për fatin tonë të keq, ka kuptuar se mund t’i bëjë ç’të dojë vendit të vet vetëm ai të shesë mend nëpër dynja se sa i zoti e i mirë që është!

Nga ana tjetër është një magaloman i kompleksuar sepse sundon një vend të vogël dhe nuk ka ushtri… O Zot po ta kishte këtë të fundit!

Por thjesht sundon këtë vend që e shndërron kollaj në magazinë gjithfareëh.  E sundon me megallomanira të tilla, që fatkeqësisht këtu ende ngjisin…